Në Gjykatën e Elbasanit po zhvillohet sërish seanca ndaj Dritan Dajtit, i cili akuzohet se është autor i vrasjes së 4 policëve në gusht të vitit 2009.

Seanca e radhës ndaj Dritan Dajtit u kryesua nga Magjistratja Suela Lika.

Gjykatësja vendosi vijimin e seancës pavarësisht mungesës së përfaqësuesit të IEDVP Peqin për shqyrtimin e provave të reja të paraqitura nga kërkuesi Dritan Dajtit, i cili ishte i pranishëm në seancë si zakonisht nëpërmjet vidiokonferencës.

Dajti nga ana e tij që në fillim të seancës ka kërkuar revokimin e një vendimi të ndërmjetëm të dhënë kohë më parë.

Ky proces sipas Dajtit përveç regjistrimit Audio duhet të shoqërohet edhe me regjistrimin video të këtij procesi.

Kjo kërkesë e Dritan Dajtit sipas Gjykatëses për momentin është e pamundur të realizohet teknikisht sepse nuk ka infrastrukturë për regjistrim audio dhe video.