Ish-tenistja austriake, Barbara Shet, ka bërë një gafë të pazakontë gjatë komentit të ndeshjeve të Australian Open për rrjetin “Eurosport”. Duke folur drejtpërdrejt nga Melburni, ku po zhvillohen ndeshjet e një prej turneve Grand Slem, ajo nuk e mbajti të qeshurën kur duhej të intervistonte një prej legjendave të këtij sporti, Mark Filipusis.
“Mark Filipusis është i ulur pranë meje dhe ka kaq shumë pulëbardha këtu dhe atë sapo e dhj***. Si ndjehesh Mark?”, tha ajo duke mos e mbajtur dot të qeshurën.
“Ndjehem me të vërtetë me fat tani, me sa duket të sjell fat”, tha ai duke qeshur gjithashtu e duke e marrë me sportivitet këtë situatë të pazakontë, që është bërë viral në rrjetet sociale.





