8 oficerë policie janë pezulluar nga detyra pasi hodhën përgjegjësinë mbi disa mijë, të cilët sipas tyre kishin ngrënë gjysmë ton marijuanë në një magazinë.
Grupi, i cili ishte pjesë e policisë në Pilar të Argjentinës, u vunë nën hetim pas zhdukjes së drogës, ndërsa dëshmia e tyre ngjalli edhe më tepër dyshime. Droga që u zhduk kishte qenë për 2 vjet në një magazinë, por papritur një pjesë ishte zhdukur.
Në total, përgjatë dy viteve në këtë magazinë policia kishte regjistruar 6,000 kilogramë marijuanë, megjithatë këtë vit u zbulua se sasia ishte reduktuar në 5,460 kilogramë.
Sipas “The Guardian”, teksa dolën para gjykatës, Specia dhe tre prej vartësve të tij thanë se droga ishte ngrënë nga minjtë. Pretendimi i tyre u hodh poshtë nga ekspertët, të cilën thanë se “edhe nëse do të kishte qenë një tufë e madhe brejtësish, do ta kishin pasur të pamundur që të hanin aq shumë”. Ndërsa ekspertë të Universitetit të Buenos Aires shpjeguan se minjtë nuk e ngatërrojnë drogën për ushqim.





