Përmes një postimi në Facebook, ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka risjellë një reagim të Ministrit të Mbrojtjes në Serbi, Aleksandër Vulin.

Sipas Majkos, fyerjet ndaj shqiptarëve janë kthyer në sport, ndërsa shton se çmimin drejt Uashingtonit, sot duhet ta paguajnë vetë.

“Po publikoj një foto, si kujtesë historike, për Ministrin e Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandar Vulin, që po përdor fyerjen si “sport” në marrdhënien me shqiptarët.

Duhet ti kujtohet, besoj, se çmimi në kohë të vështira është ai më realisti. E kanë pasur 5 milionë dollarë!

Sot!… Edhe çmimin e biletës për të vajtur në Uashington duhet ta paguajnë vetë”, shkruan Majko në postimin e tij.