Arrestohet në flagrancë një 21-vjeçare në Tiranë pasi është kapur duke shitur lëndë narkotike. Mësohet se gjatë e reja ka kundërshtuar efektivët si dhe ka dëmtuar derën e dhomave të shoqërimit.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” dhe “Shkatërrim i pronës”, i shtetases Xh. A., 21 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe i është sekuestruar një sasi lënde narkotike kanabis.
Kjo shtetase, për të shmangur shoqërimin, ka kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë së Rendit Publik dhe ka dëmtuar derën e dhomave të shoqërimit.”, njoftojnë burimet zyrtare.





