Një grua e xhindosur pasi zbuloi tradhtinë e burrit, ka nxjerrë të zhveshur në rrugë dashnoren e tij.
Gruaja kineze nuk është menduar dy herë, pasi ka zbuluar se bashkëshorti i saj e tradhtonte me një femër tjetër për ta degjeneruar në sy të të gjithë publikut.
Sikurse shihet dhe në video, gruaja mban për krahu dashnoren e burrit duke ecur nëpër rrugë dhe njëkohësisht thërret dhe femra të tjera për t’iu bashkuar për ta mbështetur.
Ngjarja ka ndodhur muajin e kaluar në qytetin provincial të Yibin, provinca Sichuan, Kinë.
Gruaja është shprehur se kohët e fundit, burri i largohej nga shtëpia për disa orë dhe nuk përgjigjej as në telefon. Pasi situata filloi të përsëritej, gruaja iu vu pas bashkëshortit deri në momentin që e kapi në shtrat me një femër tjetër.





