Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç së fundmi ka zhvilluar një intervistë me Stephen Sackur në “Hard Talk” të BBC-së. Gjatë intervistës ka patur momente pikante dhe aspak të këndshme për Vuçiç.  Stephen Sackur gjatë intervistës ka prekur disa çështje ndërsa ka zhvilluar pyetje të forta e të drejtpërdrejta.

Ai pyeti Vuçiç për Srebrenicën, Kosovën dhe bashkëpunimin me Rusinë. Kur Sackur përmendi se Serbia de facto e njeh Kosovën, Vuçiçi u nervozua. Presidenti serb këtë nuk e pranoi ndërsa thekosi se ata kurrë nuk e kanë njur Kosovën. Ai gjithashtu tha se nuk heq dorë nga partneriteti me Rusinë.

Pjesë nga intervista: 

Vuçiç: Nuk është e vërtetë. Ne kurrë nuk e kemi njohur Kosovën. Kjo nuk është thënë apo shkruar asnjëherë. Ne po përpiqemi të jetojmë në paqe.

Stephen Sackur, gazetar i BBC: Është e qartë se Serbia nuk do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian derisa ta njohë Kosovën.

Vuçiç: NATO ka thyer të gjitha rregullat duke bombarduar Serbinë dhe se vendet evropiane që e njohin Kosovën po shkelin Rezolutën 1244 dhe në këtë mënyrë sipas tij ‘duke shkelur kufijtë kushtetues të Serbisë.

Gazetari e pyeti veç të tjerash Vuçiçin lidhur me pjesëmarrjen e tij në radikalët gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, por edhe me ndryshimet e tij, dhe kërkoi të dinte sesi në rininë e tij ishte pjesëtar i radikalëve si i ri.

Gazetari: Ideologjikisht ishim të përkushtuar ndaj idesë së Serbisë së Madhe. Ideja që e çoi Ballkanin në kohë të errëta, në luftë, në krime lufte dhe humbje jetësh. Nuk më vjen turp, e pranoj se kam ndryshuar, por nuk jam dakord me ju se kush është fajtori për problemet në Ballkan dhe shpërbërja e Jugosllavisë, nuk e kam fjalën vetëm për problemet e brendshme në Jugosllavi, por edhe ndaj rolit të Perëndimit jam pjekur, jam i rritur dhe duhet të kujdesem për njerëzit e mi”, u shpreh ai, duke nënvizuar se ka qenë gjithmonë i gatshëm të pranoj se Srebrenica ishte e tmerrshme.

Vuçiç: Askush nuk e kundërshton se ishte një ngjarje e tmerrshme apo se ndodhi. Unë jam gjithmonë i gatshëm të bëj haraç për viktimat, por nuk jam gati të flas në një mënyrë që krijon pyetje dhe probleme të reja politike.