Çështja e McGonigal është kthyer në temë diskutimi dhe debati në Komisionin e Sigurisë, ku i pranishëm ishte ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Ka qenë deputeti i PD, Ferdinad Xhaferaj, i cili pyeti ministrin nëse e ka takuar apo jo.

Peleshi u përgjigj se nuk e ka takuar, por edhe nëse do ta kishte takuar nuk do ishte ndonjë mëkat.

“Jo nuk e kam takuar, nuk e di drejtori. Por edhe po ta kisha takuar unë personalisht nuk besoj se bën lajm. Ne kur takojmë dikë nuk mund të shtiem fall dhe të parashikojmë që nuk do kenë shkelje apo akuzë nga vendet e tyre. Kjo nuk është pyetje. Unë nuk  merrem e spekulime. Edhe po ta kisha takuar nuk do ishte ndonjë mëkat”, tha Peleshi.

Pjese nga diskutimi ne Komision

Xhaferaj: E keni takuar McGonigal ju apo drejtori i policisë?

Peleshi: Do përgjigjem se po nuk u përgjigja do duket sikur kemi ndenjje për të fshehur.

Xhaferaj: Kur vjen një zyrtar i lartë i FBI takon kreun e SHISH, drejtorin e Policisë, kreun e SPAK, ai nuk takon vetëm kryeministrin, prandaj ju pyeta.

Peleshi: Së pari ju mund të dilni se nuk e përcaktoj unë dot hapësirën se ku duhet të diskutoni ju. Mund të bëni pyetje jashtë temës. Unë kam ardhur si ministri i Mbrojtjes ndërsa drejtori i Agjencisë i Mbrojtjes Civile ka ardhur si i tillë, jo si ish funksionar.

Pyetja juaj ishte e drejtpërdrejtë. Jo nuk e kam takuar, nuk e di drejtori. Por edhe po ta kisha takuar unë personalisht nuk besoj se bën lajm. Ne kur takojmë dikë nuk mund të shtiem fall dhe të parashikojmë që nuk do kenë shkelje apo akuzë nga vendet e tyre. Kjo nuk është pyetje. Unë nuk  merrem e spekulime. Edhe po ta kisha takuar nuk do ishte ndonjë mëkat.