Reperi i njohur, Fero është liruar nga qelia pasi u arrestua nga policia pas akuzave se dhunoi dhe kërcënoi me jetë bashkëshorten e tij, Arbenita Ismajli.

Ai ka publikuar postimin e një miku të tij në Instagram, i cili shkruan: “Mirë se erdhe!”

Fero u arrestua me 12 Korrik dhe Gjykata dha ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg 30 ditë”.

Reperi akuzohet se pas një sherri në banesë, ka goditur me grusht modelen dhe i ka thyer telefonin.

Reperi mësohet se i ka thënë “do të të vras nëse ma merr vajzën”.

Pas dhunës së ushtruar ndaj saj, Arbenita është larguar nga banesa ku bashkëjeton me Feron dhe vajzën e tyre, dhe ka bërë denoncim në polici.

Ndërkohë, pasi gjykata dha mësën e sigurisë së arrestit me burg ndaj tij, Arbenita reagoi në rrjetet sociale ku shkroi: “Ju faleminderit për kujdesin dhe mbështetjen. Unë dhe Nina jemi mirë! Unë besoj në drejtësi”.