Barcelona, Liverpool dhe Bayern Munich janë vënë në lëvizje për të gjetur një trajner për sezonin e ri, pasi kanë konfirmuar se teknikët aktualë do të largohen në fund të sezonit.

Një nga emrat më të lakuar dhe të kërkuar me ngulm nga këto klube është trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso, por ai theksoi në një intervistë të fundit se është i fokusuar te ekipi i tij.

“E di që shumë prej jush duan të pyesin për Bayern Munich apo Liverpool-in, por unë jam trajner i Bayer Leverkusen. Nuk ka asnjë të re, përveç kësaj dhe jam shumë i përqendruar të bëj sa më mirë punën me ekipin tim. Zërat e merkatos nuk më shqetësojnë, pasi unë e di ku jam dhe çfarë objektivash kemi. Mbajmë vendin e parë në Bundesligë dhe duam të rrimë sa më gjatë në krye. Në kohën e duhur do të merrem edhe me të ardhmen”, u shpreh Alonso.