Sulmuesi i talentuar i kombëtares U21, Stiven Shpendi është shumë pranë transferimit në Serie A.
20-vjeçari pritet që të jetë pjesë e Empolit duke filluar nga sezoni i ardhshëm 2023/2024.
Drejtori sportiv i Cesena-s, Fabio Artico, e ka pohuar një gjë të tillë për mediat italiane.
“Negociatat kanë filluar dhe ka shumë optimizëm se do të mbyllen me sukses, por ka disa detaje që duhet të diskutohe. Empoli është në krye të gjithë ekipeve të tjera për të siguruar shërbimet e Shpendit, por marrëveshja nuk është mbyllur përfundimisht”, tha drejtori sportiv i Cesena.





