Terroristi serb në listën e INTERPOL, Milan Radoiçiç vijon të jetojë i pashqetësuar në Serbi, madje duke organizuar edhe një festë të madhe për ditëlindjen e tij.
Organizatori i sulmit terrorist në fshatin Banjskë të Kosovës, Radoiçiç, është parë duke festuar ditëlindjen me fishekzjarre në një resort turistik në Kopaonik, pranë kufirit me Kosovën.
Mesa duket, jo vetëm që autoritetet serbe nuk po e arrestojnë atë për ta dorëzuar para organeve të drejtësisë, por po i mundësojnë të festojë i pashqetësuar ditëlindjen e tij të 46-të.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale nga politikani serb Nemanja Sarovic, ai shfaqet duke festuar me fishekzjarre ndërsa në një baner të madh lexohet “Gëzuar Ditëlindjen Komandant”.
Милан Радоичић је јуче на Копаонику, уз ватромет и транспарент "СРЕЋАН РОЂЕНДАН КОМАНДАНТЕ!!!" прославио 46. рођендан.
— Немања Шаровић (@NemanjaSarovic) February 22, 2024
Шта ли му је @avucic поклонио? pic.twitter.com/iZUEqfWX4i
Video besohet se është filmuar dy ditë më parë.