Policia italiane ka arrestuar 4 shqiptarë, të dyshuar për trafik të kokainës në Varese. Karabinierët kanë zbatuar urdhërat e gjykatës, për të lënë në burg 2 shqiptarë dhe për të lënë në arrest shtëpie dy të tjerë, shkruajnë mediat fqinje.

Hetimi ka nisur që në fillim të vitit 2020, pasi karabinierët kishin identifikuar një të ri shqiptar, që dyshohet se shpërndare lëndë narkotike nëpër klubet e natës në zonë.

Dyshohet se ky grupim shqiptarësh kryesisht, kishte shpërndarë rrjetin në shumë zona afër Varezës. Mësohet se shqiptarët e përfshirë në trafik droge ishin të afërt me njëri-tjetrin dhe lidhjet klanore ishin prezente. Karabinieria arriti në përfundimin se gjithçka ishte organizuar, sikur të kishim të bëjmë me një “biznes familjar”.

Në rrjet ishte përfshirë edhe një grua e familjes, me rol të rëndësishëm në këtë organizatë që merrej me tregti të lëndëve narkotike. Gruaja ndonjëherë dërgonte nipat që të tregtojnë drogën, ndërsa në disa raste e shpërndante edhe vetë kokainën, duke bërë rrugën me bashkëshortin me automjet. Anëtarët e grupit akuzohen për prodhim e shitje të kokainës.