Prej disa kohësh mediat shkruajnë për lidhjen e Ledri Vulës me bukuroshen Sara Hoxha pavarësisht se reperi nuk ka folur apo publikuar foto në rrjetet sociale me të.

Së fundmi, mediat rozë kapën edhe një detaj tjetër. Sara ka qenë e pranishme në xhirimet e këngës “Rio” në Lisbonë.

Ky detaj është vënë re nga fotografitë e publikuara në Instagram nga Sara dhe protagonistja kryesore në klip, modelja  Lorena Haliti.

Në një foto të Lorenës, e cila shfaqet e mbështetur në një mur, në sfond vihet re edhe Sara, e cila ka të njëjtën veshje që ka te një fotografi e saj që ka publikuar në Instagram.

Duket se Sara e shoqëron partnerin e saj gjatë xhirimeve të videoklipeve dhe se marrëdhënia e tyre shkon mjaft mirë.