Janë zbardhur detaje të reja nga aksioni i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Sarandë, ku u arrestua 41-vjeçarin Romeo Laze, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi Barjam Çapoku, 26 vjeç.

Laze dhe Çapoku kishin kthyer një garzh në bazë për përpunimin e kokainës, lëndë të cilën më pas e shpërndanin në Sarandë dhe Ksamil.

Bëhet me dije se 41 vjeçari është pronar i një lavazhi në lagjen nr 4 në Sarandë me emrin “Lavazho Vip”.

Romeo Laze në 2011 ka qenë nën hetim për veprën penale “plagosje të lehtë me dashje”.