Një 38-vjeçare ka denoncuar në polici vjedhjen e motomjetit të saj në Durrës. Sipas denoncimit, mjeti ishte lënë i parkuar prej dy muajsh në lagjen nr. 16.
Policia po punon për identifikimin e autorëve dhe gjetjen e motomjetit.
Njoftimi i Policisë:
Dje, ka kallëzuar shtetasja M. N., 38 vjeçe, banuese në Durrës, se i kanë vjedhur motomjetin e saj, që e kishte lënë të parkuar prej 2 muajsh në lagjen nr. 16. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe gjetjen e motomjetit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.





