Policia e Durrësit ka vënë në pranga një person, i cili u kap duke transportuar klandestinë në mjetin tip “Volkswagen Touran”.
“DurrësLajm” ka arritur të siguroj edhe foton e automjetit që po perdorej për transportim.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkozetit.
Në momentin kur drejtuesi i mjetit ka parë policinë, ka tentuar të largohet duke ia mbathur me vrap, por është kapur disa metra më tutje.
Ndërkohë, gjatë kontrollit në makinë, efektivët kanë gjetur 8 klandestinë, 3 prej të cilëve ishin në bagazh.





