Edhe pse minutat e aktivizimit kanë qenë me pikatore, kjo nuk e pengon mesfushorin e Kombëtares Emanuele Ndoji që të jetë në qendër të vëmendjes. Disa ditë më parë u raportua nga mediat italiane për një interesim të Veronës për 21-vjeçarin, por tratativat nuk kanë shkuar siç duhej.
“Tuttomercatoweb” raporton se në garë për shërbimet e mesfushorit të Breshias është futur edhe Roma, e cila dëshiron të rikthejë shqiptarin në skuadër, pasi kujtojmë që Ndoji është formuar si futbollist te akademia e Padovës, më pas ka u aktivizua për disa sezone te Primaverat e Romës, ndërsa tani është pjesë e Breshias në Serinë B.
Presidenti i klubit nga lombardia, Maasimo Çelino, e konsideron 21-vjeçarin si element kyç të së ardhmes dhe për momentin ka bllokuar shitjen e tij. 1.2 milionë euro pagoi para 2 sezonesh presidenti i Breshias Çelino, për blerjen e kartonit të mesfushorit shqiptar nga Roma.





