Shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin, ishte në listën e pasagjerëve të një avioni që u rrëzua duke vrarë të gjithë në bord, ka thënë autoriteti i aviacionit civil të Rusisë.
Më herët, kanali Telegram i lidhur me Wagner, Gray Zone raportoi se avioni Embraer u rrëzua nga mbrojtja ajrore në rajonin Tver, në veri të Moskës.
Avioni, i cili po fluturonte nga Moska në Shën Petersburg, mbante shtatë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit.
Prigozhin udhëhoqi një rebelim të dështuar kundër forcave të armatosura ruse në qershor.
Banorët vendas dëgjuan dy zhurma para përplasjes dhe panë dy shtëllunga tymi.
Agjencia e lajmeve Tass tha se avioni mori flakë duke u përplasur në tokë, duke shtuar se katër trupa ishin gjetur tashmë.
Aeroplani kishte qenë në ajër për më pak se gjysmë ore, tha ai.