Edinson Kavani u përfol se ishte shumë pranë transferimit te Benfika. Uruguajani është pa skuadër që pas largimit nga PSG. U duk se firma mes sulmuesit dhe klubit portugez ishte shumë pranë, por nuk ka ndodhur kështu.
Sipas “A Bola” negociatat mes Kavanit dhe Benfikës janë prishur pas kërkesave të larta ekonomike të sulmuesit dhe kështu uruguajani nuk do kalojë te Benfika.
Kavani ka kërkuar 30 milionë euro për tre vitet e ardhshme, një shumë e papërballueshme për arkat e klubit portugez.





