Ismael Bennacer nuk do të jetë të dielën në transfertën e Milanit ndaj Lazios, e programuar të luhet në orën 21.00. Lajmi i keq është dhënë nga trajneri Pioli, në konferencën e zakonshme për shtyp. Pioli shprehet se mesfushori nga Algjeria ka ndrydhur këmbën në derbi dhe nuk do mund të kontribuojë në Olimpico.
“Ai është një lojtar me rritje të shpejtë. Besoj se ai ka ende vend për përmirësim në të dy fazat. Ai po punon shumë. Lajmi i vetëm negativ i javës është se ai nuk do të jetë i disponueshëm për shkak se në derbi ka ndrydhur kyçin e këmbës”, tha ai.






