Këngëtarja e njohur, Tanerelle u vu në shënjestër të kritikave dhe komenteve negative për dekoltenë e saj, pasi parakaloi në tapetin e kuq të “Bet Awards”.
E veshur me nje fustan me V të theksuar, vëmendjen e tërhoqi gjoksi i lëshuar i këngëtares, e cila ka preferuar të mos veshë asgjë poshtë tij apo të bëjë ndërhyrje estetike.
"Dukesh e mrekullueshme, por mund t’i kishe ngritur pakëz"– i shkruan një fanse në rrjete sociale këngëtares, e cila nuk ka hezituar t'iu përgjigjet gjithë komenteve negative përmes një postimi në Twitter.
“Për gjithë komentet negative që lexova sot, nuk kam nevojë ta ngre gjoksin që të vesh një dreq fustani. Unë jam grua, gjoksi natyral varet dhe mua më pëlqen shumë dhe s’kam ndërmend ta ndryshoj që t’ju kënaq shikimin. Unë po jetoj ëndrrat e mia dhe po fokusohem në gjëra më të mira.”





