Pas shumë debatesh, Komisioni i Medias ka rrëzuar dekretin e Presidentit Meta për kthimin në Kuvend për rishikim të Paketës Antishpifje.

Pasi Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese rrëzoi ligjin e parë të kthyer nga Meta për këtë Paketë, atë që e përcaktonte AKEP-in si një nga strukturat e Antishpifjes, Komisioni për Median rrëzon edhe të dytin. I pranishëm gjatë diskutimeve ka qenë edhe këshilltari i Presidentit Bledar Dervishi i cili ka shpalosur argumentet se pse Meta e ktheu këtë paketë. Po ashtu kundër ishte edhe kryetarja e Komisionit të Medias Fatjona Dhimitri, e cila debatoi me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Por në fund me shumicë votash ka qenë mazhoranca e cila ka rrëzuar dekretin e Metës për kthimin në Kuvend të Antishpifjes. Kjo do të thotë se nuk do të ketë asnjë ndryshim, kurse pritet vetëm që në seancën e radhës formalisht të rrëzohet dhe dekreti nga Kuvendi ashtu siç e ka paralajmëruar Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla.