Nga Dorian Hatibi
Konflikti midis dy popujve, izraelitëve dhe palestinezëve, është aktivizuar përsëri javët e fundit me pasojë mijëra të vdekur.
Teksa fokusi i ndasisë vendoset në shekullin e kaluar, e shkuara historike dëshmon se të dy e kanë populluar territorin e sotëm dhe kanë lidhje gjaku, që dëshmon legjitimitetin për ta gëzuar në paqe të njëjtin territor.
Emri i territorit
Fillimisht fjala Palestinë përvijonte thjesht një territor nëveriperëndim të Gadishullit Arabik, mes zotërimeve fenikase tëTyrit dhe Egjiptit.
Gjurmë të një krahine me emrin e shkruar qartë, “Palestinë“, i gjejmë që te Herodoti (Histori 3.91.1), i cili i referohej në fakt një zone që banohej nga Filistinët përgjatëbregdetit. Këta të fundit ka shumë mundësi t’i kenë dhënë emrin edhe territorit.
Emri i Palestinës haset në forma edhe më arkaike nëpër mbishkrimet egjiptiane të Medinet Habus dhe papirusin Harris I(British Museum nr. EA 9999), si “p-l-s-t“. Duke qenë se egjiptianët nuk i shkruanin zanoret, ka shumë gjasë që emri, aty nga viti 1150 p.e.s (Para Erës Sonë)., të shqiptohej Peleset.
Me sundimin e Asirisë, aty nga fundi i shekullit 9 p.e.s. dhe fillimi i shekullit 8 p.e.s., emri i Palestinës duket se nuk ndryshon shumë. Në mbishkrimin “Calah Orthostat Slab(2.114G)”, flitet për një tokë në Palastu (origjinali Pa-la-áš-tu).
Për njëfarë kohe emri u la në harresë dhe përdorej vetëm nëdisa rrethana të caktuara jo politike nga autorë klasik grek dhe romak, si Aristoteli, Ovidi, Plini etj.
Pas pushtimit të Romës dhe armiqësisë së vazhdueshme me hebrenjtë e Judeas, Perandori Hadrian vendosi në vitin 135 e.s.(të Erës Sonë) ta shkrinte Provincën e Judeas, për të krijuar njënjësi të re territoriale, të cilën e quajti Palestina Siriane (lat. Syria Palaestina). Këtë emër ruajti edhe nën PerandorinëBizantine, mes viteve 395-660 e.s., nën Perandorinë e Umayyad (arab. Jund Filistin) mes viteve 660-1099 e.s. dhe Perandorinë Osmane mes viteve 1516-1918 (Mustafa ibn Abdulla e quan “ard Filastin“), duke e trashëguar atë deri në ditët moderne.
Konflikti arabo-izraelit në shekullin 20 solli edhe njëtjetërsim të kuptimit toponimik. Kjo, pasi me emrin Palestinënuk identifikohej më një territor multikulturor, por vetëm pjesa arabo-myslimane e tij. Sidoqoftë, teknikisht siç është kuptuar kahera nga historia, fjala Palestinë është njësia territoriale e cila përkufizohet në veri me Libanin, në lindje me lumin Jordan dhe në jug me Gadishullin Sinai.
Popullsia
Nëse për origjinën dhe rrugëtimin fonetik, semantik dhe politik të emrit Palestinë nuk ka shumë dyshime, këto të fundit bëhen më të dendura kur na duhet të identifikojmë popullsitë tëcilat e kanë banuar zonën përgjatë historisë.
Zbulimet arkeologjike kanë dëshmuar se Palestina e sotme ka qenë një rrugë shumë e rëndësishme kalimi për “Homo Erectusin“, nga Afrika e Veriut për në Azi, që gjatë Epokës së Paleolitit të Poshtëm, 1.8 milion vite më parë.
Palestina është vendi ku njerëzimi nisi për herë të parë, rreth 15.000 vite më parë, të bënte një jetë sedentare (Kultura Natufiane). Madje ka shumë mundësi që “Jeriko“ (siti Ein es-Sultan) të jetë qyteti i parë i ndërtuar nga njeriu, rreth 11.000 vite më parë, gjatë asaj që në gjuhën teknike njihet si periudha e Neolitit pre Qeramik A (PPNA).
Gjatë fundit të Neolitit (4000-2500 p.e.s.), Palestina nisi të”banohoj” nga popullsi nomade apo semi-nomade semite, tëcilat me shumë mundësi e kishin origjinën nga bregu perëndimor i Gadishullit Arabik ose nga bregu lindor i Afrikës së Veriut (Hitti 2019, 29).
Gjatë fundit të mijëvjeçarit të tretë (rreth vitit 2000 p.e.s.), këto popullsi duke ndjekur traditën e tyre të kahershme, nisën tëndahen fillimisht në klane, e më pas në fise, popuj dhe shtete. Kështu nga populli i madh semit dolën kananitët, amoritët, amarejasit, akadianët, hebrenjtë, asirianët, fenikasit, babilonasit, moabitët, edonitët, arabët dhe fise të tjera. Sidoqoftë Palestina nuk u popullua veçse nga kananitët, fenikasit dhe hebrenjtë. Pjesa tjetër e semitëve u shpërnda në Afrikë, Mesopotami dhe nëGadishullin Arabik.
Dyndja tjetër e rëndësishme në Palestinë, ndoshta më e rëndësishmja pas asaj semite, ndodhi gjatë Epokës së Bronzit,rreth viteve 1200-1100 p.e.s., nga ata që njihen si Popujt e Detit, një konglomerat i çuditshëm dhe misterioz popujsh, të cilëve nuk ua njohim origjinën e sigurt. Njëri prej këtyre popujve njihet si Peleset (egjip. p-l-s-t).
Disa teori janë ngritur mbi origjinën e këtij populli. Njëra prej këtyre teorive është se Pelesët ishin një popullsi me origjinë ilire nga Adriatiku i jugut.
Për të tjerët Pelestët janë një popullsi me origjinë Mikeanase, nga deti Egje ose nga Anatolia. Cilado qoftë origjina e tyre, Pelestët ishin një popullsi indo-europiane, e cila nisi tëzbarkonte masivisht në Palestinë aty nga vitet 1200-1100 p.e.s.
Ata ndërtuan në bregdet 5 qytetet e tyre, Gazën, Ashkelonin, Ekronin, Ashdodin dhe Gathin, duke jetuar kështu ngjitur me popullsitë semite të hebrenjëve, kananitëve dhe fenikasve dhe duke i dhënë zonës emrin e tyre, Pelestinia apo Palastinia. Paralelisht me këtë “dyndje” hebrenjtë arritën që mes shekujve 11 dhe 8 të ndërtonin aty shtetin e tyre të fuqishëm, me mbretër tashmë të famshëm, si Sauli, Davidi dhe Solomoni, ilustruar edhe nga mbishkrimi Tel Dan, zbuluar në vitin 1993. Një histori kjo që mund ta zbulojmë në të gjitha Librat e Shenjtë.
Pavarësisht zhvillimeve historike të mëvonshme, pushtimeve dhe sundimeve të ndryshme ushtarake dhe politike nga egjiptianët, hebrenjtë, asirianët, babilonasit, persët, grekët dhe romakët, përbërja etnike e Palestinës në thelb nuk ndryshoi. Ajo mbeti një zonë ku amalgamoheshin kulturalisht dhe gjenetikisht popujt semit dhe ato indo-europian.
Kjo situatë nuk ndryshoi të paktën deri në shekullin 15 tëerës sonë, me pushtimin Mamluk dhe atë Osman, të dy këto me origjinë aziatike (turke) dhe me përkatësi gjenetike mongoloide. Edhe pse studimet moderne të kromozomeve Y dhe haplogrupeve STR, nuk tregojnë ndonjë ndikim të rëndësishëm gjenetik nga kjo ardhje e re, ndikimet kulturore dhe pasojat politike do të ishin të jashtëzakonshme.
Origjina e hershme e konfliktit (viti 70 i Erës Sonë – 1918)
Konflikti modern mes arabëve dhe izraelitëve pavarësisht se është një shfaqje pothuajse bashkëkohore, i ka rrënjët tështrira thellë në histori.
Megjithëse për myslimanët modern që jetojnë në Palestinëështë hipotetizuar një origjinë kananease, studimet gjenetike dhe ato linguistike nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë në asnjëformë. Si pasojë origjinën e konfliktit arabo-izrealit as nuk mund ta kërkojmë dhe as nuk mund ta gjejmë në Epokën e Bronzit tëVonë apo në atë të Hekurit.
Konflikti lindi me romakët, në kapërcyell të dy epokave, mes mijëvjeçarit të parë para erës sonë dhe atij të parë të erës sonë, pra rreth 1800 vite më parë. Disa rebelime tënjëpasnjëshme mes viteve 66-136 të erës sonë e nxitën Romën tëaplikonte politika aq të ashpra me hebrenjtë, sa këta të fundit u detyruan ta braktisin masivisht Palestinën.
Me forcimin e krishterimit në shekullin IV të Erës Sonë gjërat u përkeqësuan për hebrenjtë. Ata vlerësoheshin si “vrasësit e Zotit” dhe që nuk meritonin rikthimin në Palestinë. Kështu Palestina vazhdonte të zbrazej nga hebrenjtë.
Sidoqoftë kjo braktisje edhe pse masive nuk u bë kurrë shteruesegjatë këtyre 1800 viteve. Pavarësisht vështirësive dhe konjukturave ndërkombëtare, ajo gjatë këtyre shekujve ka qenëe banuar gjithmonë nga hebrenjtë në masën 2-17% të totalit tëpopullsisë.
Ata madje arritën që aty nga viti 1577 të kishin në Safed tëGalileas, jo vetëm një qytet me 30.000 hebrenjë, por edhe njështypshkronjë. Hebrenj të tjerë jetonin në Tiberia, Gaza, Hebron dhe në Jerusalem.
Arabët ndërkohë kanë nisur të përbëjnë një përqindje tëkonsiderueshme të popullsisë vetëm pas shekullit VII, me pushtimin Rashidun. Ata kaluan në minorancë apo në njëshumicë relative pas kryqëzatave, mes viteve 1099-1290. Me pushtimin mamluk, e më pas me atë otoman, arabët njohën rritje të konsiderueshme, duke kaluar në një shumicë absolute që mes viteve 1533-1968 lëkundej mes 65-90% të totalit të popullsisë.
Situata u komplikua kur hebrenjtë e persekutuar në vendetë ndryshme të botës vendosën të emigronin në Palestinë, tokë tëcilën e quanin “të Premtuar nga Zoti“. Ky emigrim u bë edhe mëmasiv pas inkuizicionit spanjoll në fundin e shekullit XV dhe nëfillimin e shekullit XVI dhe nisi ta ndryshonte ngadalëdemografinë e Palestinës.
Për aq kohë sa Palestina kishte ende toka të lira, hebrenjtë ishin në minorancë dhe qyteti i Jerusalemit kontrollohej politikisht dhe demografikisht nga arabët myslimanë, kjo nuk përbënte asnjë problem.
Konflikti lindi kur hebrenjtë krijuan një lëvizje të gjerëpolitike dhe filozofike (ideologjike), të njohur si Sionizëm. Sipas kësaj lëvizje të mbështetur gjerësisht nga britanikët, hebrenjtëduhej të riktheheshin në “Tokën e Premtuar”, e cila i ishte zaptuar ndër shekuj nga pushtues të ndryshëm.
Për këtë u organizuan rikthime masive dhe të sponsorizuara nga familje të pasura me origjinë hebreje, si ajo Rothschild dhe Rockefeller. Në vijim sionizmi shkaktoi kundërpërgjigjen e botës arabe në Palestinë, e cila u organizua në Paris në vitin 1906.
Drejtë përplasjes (1918-1939)
Deri në vitin 1918 Palestina ndodhej ende “de jure“ nën sundimin e Perandorisë Otomane edhe pse kjo e fundit kishte kohë në fakt që e kishte humbur kontrollin real të territorit. Me përfundimin e Luftës së Parë Botërore zona u nda në tri pjesë,ku më e rëndësishmja, ajo e Jugut, mes Haifas dhe Akabas, ju la në administrim britanikëve.
Ata hapën dyert për hebrenjtë, duke kontribuar në shtimin e popullsisë hebreje në Palestinë, e cila kaloi nga 13% në vitin 1914, në 23% në vitin 1931 dhe në 32% në vitin 1947.
Ky shtim kaq i shpejtë i hebrenjve i shqetësoi arabët e Palestinës. Izz ad-Din al-Qassam ishte i pari që organizoi mes viteve 1930-1931 një rezistencë të armatosur kundër hebrenjve dhe britanikëve, të cilët kishin lejuar emigrimin e tyre nëPalestinë. Konflikti arriti kulmin gjatë viteve 1936-1939 dhe shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore e përkeqësoi edhe mëshumë përplasjen, pasi shumë nga hebrenjtë e persekutuar nëEuropë filluan të ktheheshin në Palestinë.
Ndoshta një nga gabimet më të mëdha gjeopolitike të botës arabe ishte bashkëpunimi që ata vendosën me Hitlerin aty nga mesi i vitit 1941. Mohammed Amin al-Husseini, lideri arab i territorit Palestinez lëshoi në maj të vitit 1941 një “fatwa“ për Xhihad (luftë të shenjtë) kundër britanikëve.
Në tetor 1941 ai lidhi aleancë me Benito Musolinin, ndërsa nënëntor 1941 ai takoi personalisht Hitlerin, duke i premtuar mbështetjen e arabëve të Palestinës kundër aleatëve. Husseinit ju bashkuan lider të tjerë arab të zonës, si libanezi Faëzi al-Qawuqji dhe Hassan Salameh, të cilët shihnin tek nazizmi njëaleat të fortë kundër hebrenjve. Sado i rëndësishëm apo jo tëishte Husseini në botën arabe të kohës, e gjitha kjo do tëpërdorej më pas për ta trajtuar popullsinë arabe të Palestinës si palë humbëse në Luftën e Dytë Botërore.
Konflikti modern (1947-2023)
Pak vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, më 29 nëntor 1947, Organizata e Kombeve të Bashkuara miratoi mes shumë debatesh Rezolutën 181 (II), në të cilën sanksionohej se në Palestinë duhej të kishte, “Një shtet të pavarur arab dhe njështet të pavarur hebre, me një kontroll ndërkombëtar të veçantëpër qytetin e Jerusalemit.
Vendet arabe e kundërshtuan menjëherë këtë rezolutë, duke e apeluar në Gjykatën Ndërkombëtare ndërsa në terren arabët e Palestinës nisën të sulmonin hebrenjtë lokal dhe u regjistruan incidente në Jaffa dhe në Tel Aviv.
Megjithatë “populli hebre i Palestinës” në përmbushje tëRezolutës 181 (II), shpalli më 14 maj 1948 krijimin e shtetit tëIzraelit. Pas 1800 vitesh persekutimi dhe ekzilimi, hebrenjtëkishin arritur të krijonin shtetin e tyre të pavarur në tokën e Moisiut, Davidi dhe Solomonit.
Por arabët nuk e pranuan këtë dhe në vend që të shpallnin shtetin e tyre, siç e parashikonte Rezoluta 181 (II), fill tënesërmen e 14 majit, pesë ushtri arabe (nga Jordania, Egjipti, Siria, Libani dhe Iraku) sulmuan Izraelin e sapokrijuar.
Lufta zgjati 9 muaj dhe papritur ishte fituar nga izrealitët, të cilët si rrjedhojë e dyfishuan territorin. Menjëherë më pas, mes viteve 1949-1951, në Palestinë emigruan 300 mijë hebrenj, duke i ndryshuar ndjeshëm balancat etnike në territor.
Gjatë viteve 1951-1967 konflikti vijoi me sume ushtarake, kundërpërgjigje dhe me viktima. Izrealitët u përgjigjën ndaj sulmeve duke dëmtuar bazat e palestinezëve në Egjipt, Jordani dhe në Siri. Këto të fundit diku nga pranvera e vitit 1967 nisën përgatitjet për një sulm të ri për të rimarrë territoret e humbura në vitin 1948.
Ku plan u zbulua nga Izraeli, i cili në vetëm 6 ditë, mes datave 5-10 qershor 1967, sulmoi dhe pushtoi të gjithë territorin rreth e qark. Sinai, Gola, Gaza dhe Bregu Perëndimor ranë dhe u pushtuan nga Izraeli.
Mes viteve 1967-1987 vijoi lufta e Yom Kippur, që uzhvillua për rreth 3 javë, mes 6-25 tetorit 1973 dhe u nis pa pritur nga një koalicion i ushtrisë arabe të drejtuar nga Egjipti dhe Siria. Edhe këtë herë ushtria izraelite e fitoi luftën, duke i forcuar pozitat e veta.
U bë e qartë për palët se Izraeli nuk do të mundej lehtësishtushtarakisht. Kështu në vitin 1987 u ndryshua taktika dhe nëvend që të sulmohej ushtarakisht në Izrael, shpërthyen protestat, shpesh të dhunshme, të cilat kërkonin “çlirimin e Palestinës dhe të palestinezëve“.
Këto protesta dhe revolta u njohën si “Intifada“ dhe mes viteve 1987-1993, shkaktuan vdekjen e 179 hebrenjve dhe të 1603 palestinezëve. Ato u udhëhoqën nga një grup i sapoformuar si degë e Vëllazërisë Myslimane, që quhej Hamas dhe nga partia e moderuar e presidentit Yasser Arafat, e njohur si Fatah. Hamasiështë sot për sot organizata më e fuqishme palestineze në Gaza dhe udhëheq përpjekjen e arabëve palestinez për pavarësi.
Në vitin 1994, pas marrëveshjes që ishte arritur në Oslo nënpresionin ndërkombëtar, u krijua Autoriteti Kombëtar Palestinez(AKP), i cili sot njihet si shtet i pavarur nga 138 shtete tëOrganizatës së Kombeve të Bashkuara, ndërsa nga Izraeli dhe pjesa më e madhe e botës euro-atlantike, njihet vetëm si njëorganizatë që përfaqeson interesat e palestinezëve. Nën AKP-nësot janë dy territore, Rripi i Gazës dhe Transjordania.
E kujt është Palestina?!
Studimet linguistike fillimisht dhe më pas ato arkeologjike, gjenetike, kanë treguar pothuajse unanimisht se Palestina ështënjë territor i cili nuk ka pasur kurrë një zotërues të vetëm. Fillimisht ajo është banuar nga grupe gjahtar-mbledhësish shtegtar. Me pas ajo është banuar për më shumë se 10.000 vjet nga një popullsi e panjohur, e cila quhet konvencionalisht nga historiografia si “Kultura Natufiane”. Popullsi e cila arriti disa progrese të rëndësishme teknologjike dhe shoqërore, si agronomia, përpunimi i qeramikës dhe krijimi i qyteteve.
Më pas për ndonjë arsye ende të panjohur, pati një kolaps politik dhe teknologjik të Kulturës Natufiane. Vendin e saj e zunë popujt nomad me origjinë semite, si kananitët, fenikasit, hebrenjtë dhe arabët, të gjithë vëllezër gjaku, të cilët jo vetëm bashkëndanin origjinën e tyre gjenetike, por edhe atë kulturore. Dyndjet e reja indo-europiane (filistinët, grekët, romakët dhe persët) dhe ato mongoloide (turke) edhe pse e diversifikuan kompozimin gjenetik dhe linguistik, nuk duket se e kanëpërmbysur atë.
Gjithashtu është e rëndësishme të theksojmë se në kuptimin historiografik nuk ka pasur kurrë një pushtim të izraelitëve apo kolonizim nga ana e tyre. Ata janë në Palestinë që prej Epokës së Bronzit të Vonë. Siç nga na tjetër është e padiskutueshme dhe legjitime e drejta e arabëve palestinezë që të jetojnë në tokat e paraardhësve të tyre.
Ja pra që konfliktet moderne nuk mund të bazohen mbi argumenta historike, pasi ajo nuk është shkenca e legjitimimit tëpretendimeve etnike. Ajo është kujtesa jonë e përbashkët që na maturon dhe nga e cila nxjerrim mësime për të ardhmen.