Gjatë pasdites së sotme u arrestua me kërkesë të SPAK dhe urdhër të Gjykatës së Posaçme ish-kryetari i bashkisë së Kukësit Safet Gjici.
Mësohet se një javë më parë SPAK bëri kontroll në shtëpinë e vajzës, e cila shfaqet në videoskandalin e ish-kryebashkiakut.
SPAK ka sekuestruar pajisjet me të cilat dyshohet se është realizuar video-përgjim, ndërsa pajisjet janë dërguar për ekspertim dhe do të shihet nëse kanë regjistrime të tjera.