Moderatorja e njohur, Bora Zemani ditën e djeshme ka festuar ditëlindjen, ku kishte shumë të ftuar.

Atmosfera arriti kulmin me ardhjen e këngëtarëve Klajdi Haruni dhe Bruno, që kënduan gjatë gjithë kohës për moderatoren dhe të ftuarit e tjerë.

Në një moment ata kënduan edhe këngën “Toxic love”, këngë e Elgt Dodës me tekst të Donald Veshaj, që ky i fundit ia dedikoi ish-partneres së tij, Bora Zemani.

Ajo shihet e prekur me një gotë në dorë, teksa këndonte edhe vargjet e këngës.

@everythingabout_life

♬ original sound – Everything about life🤗