3nëntor 2015 – Një punonjëse policie dhe kolegu i saj i komisariatit numër 3 u arrestuan mbrëmjen e sotme për arratisjen e të kërkuarit nga ambientet e policisë. Ministria e Brendshme njoftoi se pas kapjes dhe izolimit ne dhomat e shoqerimit prane komisariatit nr 3 Tirane te shtetasit Bledar Zefi, i denuar ne Itali me 10 vite burgim per vepren penale “vjedhje me arme”, SHÇBA Tirane, ka filluar hetimet ne lidhje me arratisjen e tij disa ore me vone, per menyren dhe kushtet ne te cilat ishte arratisur ky person.
Sipas Ministrisë, rezultoi se Zefi ka shfrytezuar kohen qe ka dale nga dhoma e shoqerimit per nevoja personale dhe duke shfrytezuar neglizhencen e efektiveve pergjegjes ka arritur te largohet. “Ne keto kushte eshte bere arrestimi ne flagrance i punonjesve te policise Arsela Hajdinaj me detyre trup sherbimi patrulle dhe Bajram Elezi me detyre nd/specialist dhe pergjegjes i dhomave te sigurise per vepren penale te ”shperdorimit te detyres” parashikuar nga neni 248 i K.Penal”, thanë burimet zyrtare.
/portali DurresLajm/