26 prill 2015 – Drejtori i spitalit të Lezhës është kallëzuar penalisht nga policia për neglizhencë në transportimin e viktimës së një aksidenti.
Novruz Bare, bashkë me dy mjekë akuzohen për shpërdorim detyre, për shkak se nuk vunë një mjet në dispozicion për të marrë trupin e viktimës, nga rruga ku u aksidentua për vdekje, në morgun e spitalit.
Ngjarja u transportua nga media një ditë më parë, duke shkaktuar dhe përplasjen mes palëve.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





