Një grua ka hipur në një nga kullat e puseve të naftës në Kuçovë, duke kërcënuar se do të hidhet.

Gruaja, sipas informacioneve paraprake, ka qenë punonjëse e ndërmarrjes së pastrimit.

Shkak mendohet largimi nga puna, ndërsa thuhet se nuk është hera e parë që ajo e ndërmerr këtë akt.