Vajza i kërkon ndarjen, por ai nuk e pranonte një gjë të tillë dhe e kërcënon se në të kundërt do t’i publikojë fotot kur ata janë duke bërë dashuri.

Ngjarja është shënuar mes një çifti nga Shkodra., ku sipas të dhënave nga policia, një vajzë me inicialet Sh. D., ka denoncuar një djalë të ri, me inicialet E. H.

Ajo ka treguar në polici se kishte qenë e lidhur me djalin për 1 vit, por ishte ndarë prej disa kohësh, ndarje të cilën i riu nuk e pranonte. Ky i fundit kërcënonte ish-të dashurën e tij që të ktheheshin bashkë sërish, ose në të kundërt do ti publikonte fotot ku ata ishin duke bërë dashuri.

Vajza dyshonte se djali e tradhtonte gjë që kishte sjellë edhe probleme në lidhjen e tyre, deri në ndarje. Por këtë gjë nuk e pranonte djali me inicialet E. H., që e kërcënonte me publikimin e fotove intime në rrjetet sociale.

Tani i riu ka përfunduar nën hetim dhe është shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës.