TIRANE, 6 maj 2013- Dy ditë më parë një 17-vjeçare ka tentuar t'i japë fund jetës së saj duke prerë damarët. 

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në zonën e Kasharit, ku adoleshentja L.B ka prerë me thikë damarët e saj. 

Sipas policisë, vajza është zbuluar në kohë nga familjarët e saj, të cilët e kanë dërguar 17-vjeçaren në Spitalin Ushtarak, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se vajza ka dashur t'i japë fund jetës pas një dështimi që ka pasur në dashuri.