Një truk që Kim Kardashian e përdori për të mbuluar kilet e teperta në shtatëzani, duket se është kthyer në trendin e pranverës 2016, për shumë fashioniste e vajza të ekranit.
Varëset e ngushta apo shiriti i zi në qafë janë kthyer në trendin e ri, duke bërë kthim pas në vitet ’90.
Elvana Gjata e përdori një të tillë gjatë një seti fotografik street style në Gjermani dhe tani, të gjithë janë çmendur pas varëses choker! Lori Hoxha zbuloi për Anabel.al se do të ishte një nga trendet e saj të preferuara këtë pranverë.
Është e thjeshtë dhe pa shpenzime të mëdha. Çdo kush nga ne mund ta krijojë atë dhe ti bashkohet këtij grupi të fashionisteve të cilat e kanë prefernncë të tyren.