Gigliola Haveriku është një nga këngëtaret më të preferuara të momentit të muzikës live. Ajo është shumë aktive si në klubet e natës, ashtu edhe në emisione, ku këndon hitet më të bukura si të vjetra, ashtu edhe më të rejat.

Mirëpo, Gigliola ka tërhequr edhe më shumë vëmendje me jetën e saj private. Prej një muaji në media po përflitet se këngëtarja i ka dhënë fund lidhjes së dashurisë disavjeçare me aktorin e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, Amos Zaharia, ose siç njihet ndryshe edhe si djali i Yllka Mujos.

E pyetur gjatë një interviste për “Edicionin Veror”, nëse kjo verë të gjeti single apo të dashuruar, Gigliola ka kaluar plot humor përgjigjen, duke thënë se ka një marrëdhënie me muzikën.

Unë kam shumë vite në fakt në një marrëdhënie të gjatë, të shëndetshme, të bukur me muzikën”.

Më tej, e pyetur se cili është aktori i saj i preferuar shqiptar, bukuroshja ka nisur të qeshë dhe ka kërkuar të kalohet te pyetja e radhës.

“Vazhdojmë, tjetra. Po të isha e sinqertë do përmendja një emër të bukur, por jo”.