DURRËS, 10 qershor 2013 – Mesazhit të dhembshëm të ardhur në redaksi, ku një lexues i kërkon mendim shkencëtarit durrsak me famë botëror Edor Kabashi, ky i fundit i përgjigjet nëpërmjet komunikimit të drejtpërdrejt me të sëmurin dhe “Dyrrah”-un.
Lajmi për bujën e shkaktuar mbi modelin animal të gjenit përgjegjës për një nga llojet e sklerozës anësore, pati një lexim të jashtëzakonshëm.
Madje, u mor dhe nga sajte shqiptare (ndonëse “Shekulli on line” e ngatërronte me parkinsonin sklerozën).
Ndërkaq na tërhoqi vëmendjen një e-mail i trishtuar, që dërgonte Thoma Duka:
“Jam emigrant në Greqi, kam 13 vjet me një sëmundje neurologjike, kam vajtur në Francë dhe më përcaktuan ataksi të nervave, këtu në Greqi jam shtruar në spital 5 herë dhe herën e fundit në 2011 mjekët dolën me konkluzionin: sindromë e rëndë e paraegjefalitës, shkaku i panjohur.
Kam lexuar për punën tuaj përpara disa vitesh. Dua t’ju pyes mund të kem shpresë unë në të ardhmen ?
Faleminderit”
Redaksia ia dërgoi Kabashit, i cili reagoi menjëherë, gjë që flet për një shpirt të gjerë human dhe thjeshtësi.
Gjenetisti shpjegon se ai nuk mund ta ndihmonte Thomain, pasi nuk ishte nevrolog.
Ja përgjigja:
“Përshëndetje Thoma,
Po i përgjigjem e-mail-it tuaj pasi ma forwarduan nga gazeta.
Më vjen shumë keq që kam dëgjuar për sëmundjen tuaj. Unë nuk mund t’ju ndihmoj profesionalisht sepse jam shkencëtar dhe jo neurolog. Sidoqoftë, ka shumë lloje ataksie dhe kohët e fundit ka shumë arritje në këtë fushë. Shpresoj që nëpërmjet mjekëve specialistë që ju konsultojnë do t’ju japin trajtim optimal.
Me respekt,
Edor Kabashi"
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





