TIRANË, 11 qershor 2013 –“Goditje” të vogla sizmike synojnë edhe një herë Elbasanin, kështu ka ndodhur të martën “ters”, teksa në mbrëmje një tërmet i lehtë goditi pothuajse në të njëjtin vend, për të pestën herë në katër ditë (figura 1).
Rrjeti Sizmologjik Shqiptar ka regjistruar një tjetër tërmet të “mitur” në qarkun e Elbasanit.
Më datë 13 qershor, ora 19:29:58 sipas kohës së Shqipërisë (17:29:58 GMT) ka pasur lëkundje të lehta të tokës me magnitudë M=2.6 në thellësinë 7 km.
Ngjarja sizmike është përsëritur në pothuajse në të njëjtin vend: 6 km në vijë ajrore në lindje të qytetit të Elbasanit, koordinatat 41.12°N, 20.18°E, midis fshatrave Gostimë dhe Shushicë të komunës së Gostimës (figura 2).
Nuk ka njoftime për viktima dhe dëme materiale.
Info/Komuna e Gostimës ka shtatë fshatra: Gostimë, Çartalloz, Gjyral, Malasej, Shtepanj, Shtërmen, Shushicë. Komuna kufizohet nga veriu me bashkinë e Cërrikut dhe komunën e Gjergjanit, nga lindja me komunën e Treganit, nga jugu me lumin e Devollit dhe komunën Grekanit, nga perëndimi me bashkinë e Belshit dhe komunën e Shalësit.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





