Linda Halimi ka rrëfyer mes lotësh se ka kaluar një periudhë shumë të vështirë kur bëri publike lidhjen me reperin Big D.

Linda tregoi se ju desh të përballej me paragjykime, por më tepër e ka lënduar reagimi i disa familjarëve me të cilët ende nuk flet.

“Nuk kam qenë kurrë një person që viktimizohem, unë e di edhe pse më kanë ftuar në Big Brother, se si unë kam mundur të mbijetoj me qenë e martuar me një person që nuk është shqiptar dhe i ngjyrës tënde.

Më patën ‘mbytur’ portalet, më kanë bërë presion pafund prej 2012, imagjino sa tabu ka qenë, në fillim e kam vuajtur shumë, se kam humbur shumë familjarë, kam xhaxhallarë që nuk flas me ta ende, madje i kanë thënë babait tim ‘nëse ti nuk je i gatshëm e marrim ne gjakun, ta pastrojmë ne gjakun”, u shpreh Linda.