Pas skandalit të ditës së sotme në bashkinë e Kukësit, ku kryebashkiakut Safet Gjici iu publikua një video në zyrën e vet, duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë, në rrjet ka nisur puna për identifikimin e kësaj të fundit.

Sipas “Ora News” ajo është 40-vjeçaria Alma.K, e cila rezulton të jetë nga qyteti i Beratit, por e martuar në Durrës me shtetasin H.Ll, si dhe ka një biznes në Tiranë.

Nga ana tjetër, Gazeta Tema shkruan se vajza ka qenë pjesë e një emisioni investigativ. Ajo është vetëofruar në këtë emision, duke thënë se është agjente e SHISH. Dhe pasi u bë pjesë e këtij emisioni, është përdorur në dy inflitrime të tjera (jo seksuale). Në një prej videove, ajo është shfaqur në një inskenim për blerje armësh në Durrës.