Një biznesmen me inicialet I.A., ka bërë kallëzim në polici pasi e kanë mashtruar me një adresë e-maili duke i vjedhur plot 10 mijë euro dhe 27 mijë dollarë.

68-vjeçari nga Tirana pretendon se është mashtruar nga adresa [email protected], me të cilën kanë devijuar në mënyrë të paligjshme një transfertë bankare, e destinuar për të paguar një faturë mbi blerjen e disa mallrave.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 23.08.2016, shtetasi me inicialet I. A. i datëlindjes 09.12.1948, banues në Tiranë, me profesion biznesmen, ka kallzuar se është mashtruar online, duke pësuar një dëm ekonomik në shumën prej 10.610,37 Euro dhe 27.787,07 dollar amerikan, nga persona të panjohur me një adresë e­maili fallco ë[email protected] dhe nëpërmjet mashtrimit me anë të kësaj adrese, kanë devijuar në mënyrë të paligjshme një transfertë bankare, e destinuar për të paguar një faturë mbi blerjen e disa mallrave nga kompania kineze “Shanghai CET Electric Co. LTD”. Punohet për identifikimin e autorëve.”­ thuhet në njoftimin e policisë.