Aktorja e njohur Ashley Olsen dhe bashkëshorti i saj Lois Eisner janë bërë prindër për herë të parë.
Dyshja kanë sjellë në jetë një djalë të cilin e kanë pagëzuar me emrin Otto, ndërsa lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur Page Six.
Lajmi i ka habitur të gjithë fansat e aktores, pasi çifti e kanë mbajtur të fshehtë shtatzaninë.
Kujtojmë një vit më parë dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre me një martesë private në një shtëpi private në Bel Air, Kaliforni.
Ndërsa sipas një burimi për Page Six, çifti kishin ftuar 50 persona në dasmën e tyre.