Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa është në pritje të fëmijës së saj të parë.
Ndonëse arriti ta mbante të fshehtë për gjashtë muaj, Zhupa ka konfirmuar për Politiko.al se është 27-javëshe shtatzënë.
“Për 27 javë e kam fshehur me sukses deri në mbledhjen e fundit të Kryesisë kur u duk barku”, tregon me humor Zhupa.
Zëdhënësja simpatike e PD-së tregon se detaji që kishte tërhequr vëmendjen e personave rreth saj, ishte moslyerja e flokëve së fundmi.
E pyetur nëse do ndikojë shtatzënia në angazhimin e saj në politikë, Zhupa shprehet se do jetë akoma më shumë aktive.





