Të gjithë e kujtoni Rudinën, vajzën simpatike që donte edhe akullore edhe çokollatë në filmin e famshëm shqiptar "Dy herë mat", vogëlushja që ishte shumë e talentuar në shah dhe arrin të mund edhe vetë Ilo Pincin, specialistin e midhjes dhe të peshkut.

Ajo quhet Manjola Begolli dhe sot ka ndryshuar totalisht, është një zonjë shumë e hijshme e cila i ka munguar ekranit shqiptar.

Manjola ishte një ndër të ftuarat në puntatën e  “Shiko kush luan.”në TCH, ku edhe u pa ndryshimi i madh i saj. Ajo sot është dhe një businesswoman.