Lepa Brena, ikona e dikurshme e rinisë ballkanase, tashmë ka festuar ditëlindjen e saj të 56- të, por duket se vitet për bjonden bukuroshe janë thjesht numra.

Me rastin e ditëlindjes, ajo ka mbajtur një koncert të madh në Beograd. Madje ka zbritur me një helikopter enkas për të.

Me veshjen dhe performancën, Lepa Brena ka treguar se edhe pse tashmë e madhe në moshë, ajo mund të konkurrojë mjaft mirë me këngëtaret e reja të ditëve të sotme. Përveçse këndon shumë mirë, Lepa ka ruajtur fizikun e saj të mrekullueshëm dhe vazhdon të jetë provokuese me performancat e saj.

Për ditëlindjen e Lepës, kanë kënduar edhe këngëtarët Zeljko Joksimovic, Alen dhe Hari Mata Hari.