Partizani i vogël Velo është një nga personazhet që ka bërë për vete shumë njerëz, simpatizantë të filmave shqiptarë.

Djali i vogël çoban nga Vlora, rrëmbeu zemrat e brezave me radhë, ku me ngulm kërkonte të kontribuonte në çlirimin e vendit. Sa e sa vetë kanë lotuar në fragmentin kur Velo qan komandantin e rënë në luftë. Partizani i vogël Velo është luajtur nga shkrimtari Petro Papakosta, i cili edhe pse vitet kanë kaluar, ka ruajtur fizionominë e personazhit që mbajnë mend shqiptarët. Kështu duket i rritur partizani Velo.