Një australian ka vdekur pasi u sulmua nga një kangur që e mbante si kafshë shtëpiake.
77-vjeçari kishte marrë lëndime të rënda dhe u gjet nga një i afërm në shtëpinë e tij në Redmond, rreth 400 km (250 milje) në jug të Perthit.
Kur mjekët mbërritën aty, kanguri i pengoi që t’i jepnin ndihmën mjekësore të moshuarit. Policia u detyrua të qëllonte drejt kafshës, e cila ngordhi, ndërsa 77-vjeçari humbi jetën në vendngjarje.
Një zëdhënës i policisë tha për mediat se ai ishte sulmuar nga kanguri të hënën. Në Australi jetojnë rreth 50 milionë kangurë që peshojnë deri në 90 kg dhe janë deri në 2 metra të gjatë.
Por sulmet fatale janë të rralla, ky është i pari i raportuar në Australi që nga viti 1936.
Kangurët kanë dhëmbë dhe thonj të mprehtë, si edhe këmbë të fuqishme, tha eksperti i kangurëve Graeme Coulson.
“Problemi me kangurët dhe njerëzit është se ne të dy qëndrojnë në këmbë dhe një qëndrim i drejtë si ky është një sfidë për kangurin mashkull”, shtoi ai.
Në korrik, një kangur sulmoi një 67-vjeçare duke i thyer këmbën. Dhe një vajzë tre vjeçare pësoi lëndime të rënda në kokë pas një sulmi në Uellsin e Ri Jugor në mars.





