3 tetor 2015 – E mbijetuara e atentatit në Tiranë, ku mbetën të vdekur dy persona dhe një i tretë u plagos, Eda Gjura e cila për fat nuk mori asnjë dëmtim nga 30 plumbat e shtënë drejt makinës me të cilën udhëtonte edhe ajo, i ka përshkruar ato momente si një luftë të vërtetë.
E mbetur e shokuar nga ato që pa dhe përjetoi mbrëmjen e 1 tetorit, Gjura ka dëshmuar dje në polici për këtë ngjarje. Burime prandë Drejtorisë së Policisë Tiranë, thanë se vajza nuk mundi t’i identifikonte autorët, shkruan “Gazeta Shqiptare”.
“Kishim vetëm pak çaste që ishim futur në makinë, kur ndaj nesh u qëllua me armë. Ishte një luftë e vërtetë. Prej të shtënës së parë unë u futa poshtë sediljes së makinës, pasi isha ulur mbrapa shoferit. Jam ulur dhe kam vënë duart mbi kokë dhe nuk kam lëvizur derisa pushuan të shtënat. Nuk kam parë se kush qëlloi. Kur m hapur sytë, kam parë personat rreth meje plot gjak dhe e tmerruar kam dalë nga makina dhe u fsheha në lagje. Kur e ndjeva veten të sigurt, kam telefonuar policinë”, mësohet të ketë rrëfyer.
Viktima Aurora Oskian dhe Eda Gjura kanë qenë mike të gushta. Mësohet githashtu se të dyja vajzat kanë punuar bashkë edhe në Call Center.
/portali DurresLajm/





