Mario Gjata është zyrtarisht futbollisti më i ri i Egnatias.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi rrogozhinas, i cili ka prerzantuar sulmuesin 23-vjeçar si goditjen më të fundit në merkato.
Ai ishte pjesë e Teutës gjysmën e parë të këtij sezoni, i cili në 13 ndeshje shënoi vetëm një gol, teksa për Egnatian fieraku ka firmosur për 2 vite e gjysmë.
“Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë me sulmuesin Mario Gjata për 2 sezone e gjysmë. Mirësevjen Mario Gjata”, ka shkruar klubi rrogozhinas.