Këtë të mërkurë, vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellime. Reshjet e shiut me intensitet të ulët do të jenë prezene që në orët e para të 24-orëshit përgjatë vijës bregdetare, në orët e mesditës reshjet e shiut do të përfshijnë edhe pjesën tjetër të vendit. Hera-herës reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me breshër.
Era do të fryjë me drejtim nga perëndimi- veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore 7 deri 23°C, në zonat e ulëta 12 deri 26°C, në zonat bregdetare 13 deri 25°C.