27 korrik 2015 – Një peshkatar ka gjetur vdekjen në ujërat e lumit Buna. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme tek “Ura e Vjetër e Bunës”.

Viktima është një banor nga Shkodra, 65 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije.

Mësohet se 65-vjeçari ka qenë duke nxjerrë grepat e peshkimit nga lumi në momentin që është përfshirë nga rrjedha e lumit.

Trupi i pajetë i peshkatarit është nxjerrë nga ujërat e lumit dhe ndërkohë kanë nisur hetimet.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/