Dua të largohem“– është deklarata e dëgjuar disa herë nga banorët në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.

Pas Armaldos dhe Ermionës, edhe Olta duket se po dorëzohet, lodhet e po ngarkohet nga loja.

Mëngjesin e sotëm, aktorja e njohur shpërtheu në të qara.

Teksa qëndronte e ulur në shtrat, Olta, e vetme, filloi të fliste dhe të tregonte ndjesitë që kishte.

Dua të iki në shpi. Jam shumë e lodhur. Jam shumë e ngarkuar, nuk di më çfarë po bëj. Do prish çdo gjë“- thotë Olta ndërkohë që në sfond dëgjohet kënga “I’m coming home”.

Mbrëmja e sotme është e rëndësishme për Oltën pasi ajo do duhet të marrë një vendim të rëndësishëm.

Prej disa ditësh në shtëpi ndodhet një zarf i kuq, i cili mban emrin e saj sipër.

Gjatë “Prime” do mësojmë se ç’është shkruar për të e nëse do ketë fuqi mbi nominimet, ashtu siç është aluduar nga banorë të ndryshëm.