2 qershor 2015 – Gjykata e Korçës e rrëzon urdhrin e mbrojtjes për nënën rome të denoncuar nga e bija 10 vjeçe. Sipas gjykatëses, qethja e flokëve nga nëna e 8 fëmijëve, Shpresa Trimi për një nga vajzat,nuk tregon dhunë. Ndërkohë, rrëzimi i kërkesës erdhi dhe si rrjedhojë e faktit që denoncimi u bë nga një shoqatë. Nuk dihet fati i 10-vjeçares, e cila pas denoncimit u strehua nga policia.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”